nga Metin Uygun

Aspekti më i rëndësishëm i Shemsedin Samiut në gjuhën dhe kulturën turke është enciklopedia dhe shkrimi i fjaloreve. Libri me titull ‘Kamus-i Türki’ është një fjalor me përmbajtje të pasur  i cili bashkon fjalët me prejardhje arabe, persiane dhe perëndimore me ato me origjinë turke të përdorura në gjuhën e të folurit dhe shkruarit të asaj dite. Shkruar nga ‘Metin Uygun’.

Shemsedin Sami Bej kishte shkruar i pari disa vepra nga aspekti i historisë sonë kulturore. Ai ka shkruar romanin e parë ‘Taaşşuk-i Tal’at ve Fitnat (Dashuria e Talatit për Fitneten); veprat që ai dha në fushën e teatrit mundësuan që ai të radhitet në mesin e aktorëve të parë; ‘Kamus-ül Alam’ të cilën ai e përgatiti me mund të madh, u bë enciklopedia jonë e parë; dhe ‘Kamus-i Türki’ e cila u prezantua për herë të parë me metoda moderne, ka ruajtur vlerën e saj deri më sot. Ai punoi si gazetar, botoi një gazetë dhe revistë, ishte shkrimtar dhe redaktor si dhe punonte në zyra të ndryshme qeveritare. Nihad Sami Banarli thotë se edhe pse ai ishte me origjinë shqiptar,  ai kishte pranuar kombësin turke, besonte se Turqia është një komb i madh dhe shkroi vepra të rëndësishme të cilat ndriqojnë  historinë e gjuhës turke dhe përpiqën të pasurojnë të ardhmen e saj. Nihad Sami Banarli e cilëson Shemsedin Sami Bejin si ‘shkrimtar në shkallë të mesme, përkthyes zyrtar,  punëtor dhe një dijetar i madh gjuhës’. (Resimli Türk Edebiyatı Tarihi, c.2, s. 1074)

Shemsedin Sami u lind në  fshatin Frashër të Vilajetit të Janinës me 1 qeshor 1850, ndërsa në literaturën shqipe, ai njihet si Sami Frashëri. Ai i përket një familjeje fisnike si nga nëna ashtu edhe nga babai. Arsimin fillor e filloi në Frashër si dhe mori mësimet e gjuhës arabe dhe persiane nga myderrizi Mustafa Efendi. Ai u regjistrua në gjimnazin grek ‘Zosimea’ ku u zbatua një program modern arsimor, shkollën tetë vjeqare e përfundoi brenda shtatë vjetëve dhe në këtë shkollë, mësoi latinishten, greqishten, italishten dhe frëngjishten. Me ndihmën e disa profesorëve si myderrizi Jakup Efendi, ai e përmirësoi arabishten dhe persishten dhe punoi për një kohë në Mektubi Kalemi në Janinë. (Abdullah Uçman, DİA, c. 38, s. 519,520)

Shemsedin Sami i cili erdhi në Stamboll në vitin 1872 dhe filloi të shkruante në gazetën Hadika, ishte shkrimtar i gazetës Sirac dhe kryeredaktor i gazetës turke – arabe, Tripoli. Nxorri revistën e tij Muarrim, themeloi gazetën e tij ‘Sabah’ (mëngjesi) dhe u bë kryeredaktor i saj. Ai u bë redaktor i gazetës Tercüman-ı Şark dhe jeta e tij e gazetarisë përfundoi kur kjo gazetë u mbyll. Shemsedin Sami Bej ka mbajtur gjithashtu poste të ndryshme në shërbimin civil. Ai gjithashtu ishte i interesuar për çështjen e Ballkanit, i cili kishte kaluar nëpër një periudhë të trazuar, dhe ai i shfaqi një interes të ngushtë Grupit Shqiptar të Unitetit, të udhëhequr nga vëllai i tij Abdyl Bej si dhe shkroi shkrime me përmbajtje politike në lidhje me çështjet e Rumelisë dhe Ballkanit. Në shkrimet e tij, ai deklaronte se shqiptarët nuk kishin ndërmend të largoheshin nga Perandoria Osmane. (Uçman, s. 520, Harun Tuncer, Yedikıta Dergisi, S. 43, s. 44, 45, 2012)

Sami i cili shkroi romanin e parë të letërsisë turke ‘Taaşşuk-i Tal’at ve Fitnat (Dashuria e Talatit për Fitneten), në këtë roman, trajton marrëdhënien midis burrit dhe gruas me një këndvështrim tjetër, kritikon martesat e shkaktuara me forcën e prindërve, duke thënë se një pjesë e tyre përfundojnë me fatkeqësi, si dhe u fokusua në çëshjet e tilla si mosdhënia e rëndësisë së grave në shoqëri. Veprat e tij të quajtura ‘Besa’, ‘Gave’ dhe ‘Seydi Yahya’ e bënë atë një nga artistët e parë të teatrit turk. Edhe pse Nihad Sami Banarli nuk i sheh romanet dhe dramat e Shemsedin Samiut si të suksesshme nga aspekti letrarë, ai thekson se veprat më të rëndësishme në fushën e teatrit dhe letërsisë janë përkthimet e tij nga frëngjishtja. Sipas Banarli, veçanërisht përkthimi i tij i bërë nga Victor Hugo, ‘Sefiller’ (Të mjerët) ka një pozitë të vlefshme dhe të rëndësishme në mesin e romaneve të para të përkthyera nga Perëndimi.

Aspekti më i rëndësishëm i Shemsedin Samiut në gjuhën dhe kulturën turke është enciklopedia dhe shkrimi i fjaloreve. Kamusü’l-a’lam e cila u pranua si enciklopedia e parë në jetën e kulturës turke, është përshkruar nga autori si ‘një burim të madh i cili bashkoi shkencat historike dhe gjeografike’. Në këtë vepër bëjnë pjesë historia, gjeografia, shtetet, kombet dhe vendet e nxjerra nga skenat botërore si dhe njerëz të famshëm. Ajo është përgatitur duke përfituar nga burimet e Lindjes dhe Perëndimit. Ajo ka fituar admirimin e orientalistëve në atë kohë dhe ende e mban statusin e saj si një burim i rëndësishëm referimi.

Vepra më e rëndësishme e Shemsedin Samiut është fjalori i madh në gjuhën turke i quajtur ‘Kamus-i Türki’. Ky është një fjalor me përmbajtje të pasur  i cili bashkon fjalët me prejardhje arabe, persiane dhe perëndimore me ato me origjinë turke të përdorura në gjuhën e të folurit dhe shkruarit të asaj dite. Namik Kemal deklaroi në librin e tij në vitin 1866, se për të sjellë në pah një gjuhë të shkruar dhe një gjuhë letrare, është i nevojshëm një fjalor i cili përmban të gjitha fjalët e asaj gjuhe. Dhe Shemsedin Sami ka përgatitur veprën e tij sipas këtij mendimi. Në parathënien e tij me titull ‘İfade-i Meram’, vënien e emrit ‘Kamus-i Türki’, ai e spjegoi kështu: ‘Fjalori është thesar i një gjuhe. Gjuha është bojë nga fjalët, ashtu që madje këto fjalë e shprehin qëllimin e njeriut, duke u nxjerrur dhe duke u bashkuar në një mënyrë të përshtatshme’.

Shemsedin Sami u përqendrua në idiomat e fjalëve në fjalor, u përpoq të tregonte kuptimet e ndryshme të çdo fjale dhe, kur ishte e nevojshme, ai i shpjegonte ato me shembuj. Ndërsa përgatiste veprën e tij, ai kritikonte mënyrën e përgatitjes së fjalorëve të mëparshëm, thoshte se në këtë çështje ai ka marrë shembull fjalorët nga perëndimi, dhe i kishte përshtatur ato në rend alfabetik në fjalët me prejardhje turke, arabe dhe persiane. Ai po ashtu tregonte se cilës gjuhë i përkisnin fjalët si dhe prej cilës rrënjë rrjedhnin ato. Fjalori përmban rreth 29.000 fjalë. Një e treta e këtyre fjalëve janë në turqisht, pjesa tjetër janë në arabisht, persisht, frëngjisht, greqisht, italisht dhe gjuhë të tjera të huaja.

Kutadgu Bilig: Baza e letërsisë tonë kombëtare

Shemsedin Sami foli edhe në lidhje me përmirësimin e gjuhës si dhe pasurimin e saj me fjalë turke. Ai e trajtonte gjuhën turke në dy pjesë të ndryshme, në atë lindore dhe perëndimore. Ai konkludonte se turqishtja perëndimore – osmane është gjuha më elegante turke, ndërsa turqishtën Çagatay, ai e quante si turqisht lindore dhe thoshte se në të vërtet këto dy gjuhë janë të dyjat gjuhë turke dhe ndarjen e tyre nga njëra tjetra e pranonte si neglizhencë dhe injorancë. Gjuhën Çagatay ai e konsideronte si më të pasur si dhe ishte i mendimit se këto fjalë të pastra turke në Çagatay kurrë nuk duhet lënë pas dore.

Një çështje tjetër që Shemsedin Samiu i është përkushtuar më shumë në përmirësimin e gjuhës turke, është fakti se gjuha e folur dhe e shkruar shpëton nga dominimi i fjalëve arabe dhe persiane. Megjithatë ai nuk ka kaluar në ekstremizëm, por vetëm donte të hiqen fjalët të cilat gjenden në turqisht dhe të cilat nuk përdoren në gjuhën e folur, dhe ishte i mendimit se  fjalët në gjuhën e folur përfshihen në turqisht, pavarësisht se çfarë është origjina e tyre. Shemsedin Sami ishte i interesuar nga afër për punimet e turkologëve evropian dhe duke përfituar nga evolucioni Radloff, ai kishte përkthyer në turqishtën e Turqisë ‘Përmendorët e Orhunit’  e cila është trashëgimia më e vjetër e gjuhës turke. Ai ishte i pari i cili e kishte shqyrtuar ‘Kutadgu Bilig’ e cila është vepra më e rëndësishme e letërsisë turke. Ai e shihte Kutadgu Biligin si thelbin e letërsisë sonë kombëtare dhe donte që atë ta mësoj në shkollat tona dhe madje të mësoj përmendësh.

Shemsedin Sami Bej i cili shkroi rreth 50 vepra, vdiq më 18 qershor 1904 dhe u varros në varrezat Sahrayixhedit në Erenköy. Në vitin 1968, eshtrat e tij u transferuan në varrezat familjare të Feriköy-it.

Ne e përkujtojmë Shemsedin Samiun i cili është një figurë e rëndësishme në historinë tonë të kulturës dhe letërsisë turke. I pushoft shpirti në paqe.

Burimi: Dünya Bizim/ ML

49