Një shkollë e mesme në New York, vendos që gjatë Ramazanit të hapen dy dhoma për faljen e namazit

Një shkollë e mesme publike në shtetin e New York-ut, ka vënë në dispozicion dy dhoma të lira ku studentët muslimanë mund të luten gjatë muajit të Ramazanit.

Donald Flynt, drejtor i shkollës së mesme Shenendehowat Clifton Park, së bashku me administratorët tjerë të shkollave dhe fakulteteve, kishin ftuar një imam lokal në një takim për të mësuar më shumë për fenë muslimane.

Më pas, Flynt bëri hapin tjetër nga ku erdhi vendimi që të hapën dhomat per lutje për muslimanët, prej datës 27 maj deri më 24 qershor.

“Ramazani është një muaj dhe ka detyrime të caktuara, që duhet të bëhen përveç faljes së namazit,” tha zëdhënësja e distriktit shkollor Kelly De Feciani.

Amir Ahmeti
Drejtori Flynt donte që ata studentë që agjëronin Ramazanin të mund të qëndronin në shkollë dhe të përmbushnin detyrimet e tyre fetare, transmeton theblaze.

De Feciani ka theksuar se “marrja e dhomave është pjesë e përpjekjeve tona me një efiçiencë kulturore”.

“Ne jemi duke u përpjekur t’i bëjmë njerëzit të kuptojnë të gjitha kulturat e ndryshme. Ne duam ta bëjmë shkollën të favorshme, kështu që të gjithë nxënësit mund të mësojnë, të ndihen të pranuar dhe të ndihen të kuptuar. Me këtë përpjekje, ky grup mund të përmbushë detyrimet e tyre arsimore dhe fetare. Në këtë rast, është vendimi i drejtorit. Ai po e bën atë për të përmbushur nevojat e nxënësve të tij”, ka theksuar ai.

Flynt u dërgoi e-mail të gjithë nxënësve të shkollave të mesme ku i kishte njoftuar për këtë veprim.

Annie Laurie Gaylor, bashkëthemeluese dhe bashkëkryetare e Fondacionit të Lirisë nga Feja, i tha “Union Times” se lutja në shkollë është e lejuar ligjërisht dhe nuk i pengon aktivitetet shkollore.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne