Nëpërmjet një kumtese nga partia maqedonase opozitare OBRM-PDUKM thuhet se “populli i Maqedonisë zgjodhi të mos ndryshojë emrin dhe identitetin kombëtar”.

“Vendimi i Zoran Zaevi të iniciojë ndryshimet kushtetuese për fshirjen e Republikës së Maqedonisë është shkelje e popullit të vet, nënçmim i tij dhe mohim. Zaevi duhet të jetë shumë i kërcënuar për kriminalitetin që e ka bërë për shkak se ai vepron në kundërshtim me zgjedhjen e qytetarëve’, thonë nga partia maqedonase opozitare OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se LSDM-ja vazhdon me shkeljen e ligjeve dhe Kushtetutës ndërsa Qeveria e Zaevit në mënyrë të turpshme vendosi të mos respektojë vullnetin e qytetarëve të cilët thanë jo marrëveshjes kapitulluese të Prespës. Nga OBRM-PDUKM-ja thonë se mbi 1.2 milionë qytetarët qartësisht i thanë jo ndryshimit të emrit, identitetit, gjuhës dhe historisë së Maqedonisë, dhe jo politikave të qeverisë së LSDM-së dhe Zaevit.

“Maskat kanë rënë, ndërsa karteli kriminal i Qeverisë e tregon fytyrën e vërtetë. Qeveria e LSDM-së është mbrojtësi më i madh i kriminalitetit në Maqedoni. Zaevi refuzoi dorën e shtruar të OBRM-PDUKM-së dhe mundësinë të dëshmojë dhe tregojë se me të vërtetë dëshiron të luftojë kundër kriminalitetit dhe korrupsionit në shtet”, kumtojnë nga OBRM-PDUKM.

Sipas OBRM-PDUKM-së, mos pranimi i propozimit për Prokurori të pavarur dëshmon se kjo qeveri është promotor i kriminalitetit, padrejtësisë dhe se kjo qeveri, sipas kësaj partie, është në koalicion me nëntokën kriminale në Maqedoni.

“LSDM-ja edhe njëherë tregoi se karriera e Zoran Zaevit është më e rëndësishme nga interesat shtetërore dhe kombëtare dhe nuk heq do të nga nga marrëveshja kapitulluese me Greqinë. LSDM-ja refuzon të respektojë vullnetin e 1.2 milionë qytetarëve të cilët përmes abstenimit në referendum dhanë sinjal të qartë Qeverisë se nuk pajtohen me ndryshimin e emrit, identitetit, gjuhës dhe historisë në Maqedoni|, thonë nga OBRM-PDUKM-ja duke shtuar se Zaevi është njeri i frikësuar për shkak se e din se nuk e ka përkrahjen e qytetarëve për politikat e tij dhe se frikësohet nga zgjedhjet korrekte dhe demokratike për shkak se populli do ta çojë në pensionim politik.

Burimi: Telegrafi

8