Historiani Dr. Olsi Jazexhi ne nje video qe ka nxjerr ne youtube ka komentuar nga aspekti historik dhe gjeopolitik viziten e kryeministrit te Izraelit, Benjamin Netanjahu ne Shqiperi ne date 1 nentor 2018. Sipas historianit dhe analistit Jazexhi, arsyeja e vizites se Netanjahut ne Shqiperi eshte qe qeveria izraelite te ndertoje aleanca ne Ballkan kunder Bashkimit Evropian. Jazexhi mendon se Netanjahu vjen ne Ballkan qe te marre mbeshtetje per politikat raciste dhe aparteidale te Izraelit kunder Palestines, dhe per te mbeshtetur administraten amerikane per politikat e saj kunder Iranit dhe kundershtuar qendrimin e Evropes ndaj marreveshjes nukleare me Iranin. Ai i ben nje rezyme historise luftarake te Izraelit ne Lindjen e Mesme dhe mbeshtetjen qe regjimi izraelit i dha terrorizmit nderkombetar kunder Republikes Arabe te Sirise.

Netanjahu regjimi i te cilit vret, persekuton dhe debon palestinezet eshte nje regjim aparteidal dhe racist. Qeveria shqiptare edhe pse eshte e zhytur ne korrupsion do e perdori viziten e Netanjahut, per ti treguar amerikaneve se kjo qeveri eshte besnike e Izraelit. Ne kete menyre Edi Rama shpreson qe amerikanet do e falin ate dhe klanin e tij, te cilet jane te perfshire ne skandale te nje pas njeshme qe e kane kthyer Shqiperine ne nje vend narkotrafiku nderkombetar. Jazexhiu mendon se gjate vizites ne Tirane, Benjamin Netanjahu do te takohet edhe me Marjam Rajavin, kryetaren e grupit ish-terrorist iranian te muxhahedineve te cilet Shqiperia i strehon.

Ne anen tjeter, historiani Jazexhi u kujton besimtareve muslimane sesi ne vitin 2016 ata u arrestuan ne mase nga qeveria shqiptare per ti bere qejfin Izraelit gjate ndeshjes Shqiperi – Izrael. Ai permend sesi u ndaluan 1500 shqiptare dhe sesi 4 persona u akuzuan sikur do benin atentat ndaj Izraelit – fakt te cilin gjykatat shqiptare nuk e vertetuan dot edhe pse merhumet shqiptare, Protopa, Medat Hasani etj u mbajten ne burg per nje vit dhe pa asnje fakt. Jazexhiu i paralajmeron shqiptaret qe ne date 1 nentor Shqiperia do vihet nen shtetrrethim nga Mosadi izraelit. Ai i apelon muslimaneve me mjekra qe te kene kujdes se cfare bejne ne date 1 nentor, pasi Edi Rama dhe qeveria e tij jane te gatshem qe te bejne kurbane pa limit per Izraelin. Sjelljen e qeverise Rama me muslimanet – te cilet arrestohen si lope – historiani Jazexhi e krahason me historine biblike te Herod Antipes i cili i preu koken Gjon Pagezorit per ti bere qejfin dashnores se tij izraelite. Sjelljen e Edi Rames dhe qeverise se tij kunder muslimaneve ne Shqiperi, Olsi e krahason edhe me sjelljen e Ponc Pilatit i cili kryqezoi Jezu Krishtin per ti bere qejfin Izraelit.

Megjithate, ne fund ai i apelon shoqerise civile shqiptare qe ti thone jo krimit, aparteidit dhe terrorizmit te shtetit izraelit kunder Palestines me shkrimet dhe postimet e tyre. Shqiptaret duhet ti thone Netanjahut: Go Home! Video e tij mbyllet me slloganin: Rrofte Palestina!

132