Partitë dhe grupet palestineze kanë kundërshtuar fuqishëm kërcënimet e Amerikës për njohjen zyrtare të Kodsit si kryeqytet të Izraelit dhe transferimin e ambasadës amerikane në Kods.

Qendra informative palestineze njoftoi se ditën e martë me ftesë të lëvizjes së rezistencës islamike palestineze Hamas dhe në bashkëpunim me Ismail Hanie kreun e zyrës politike të kësaj lëvizjeje dhe me Jahja Senovar kreu i Hamasit, në rripin e Gazës është organizuar një takim ku janë dënuar veprimet kërcënuese të Amerikës për njohjen e Kodsit si kryeqytet të Izraelit dhe është shqyrtuar çështja e pajtimit kombëtar. Talal Abu Zarifa, kreu i frontit demokratik për çlirimin e palestinez ka thënë se në këtë takim është shprehur kundërshtimi i ashpër i palestinezëve ndaj vendimit të Amerikës për të transferuar ambasadën nga Tel Avivi për në Kods. Një ditë më parë presidenti i SHBA Donald Trump i ka konfirmuar presidentit palestinez Mahmud Abas qëllimin e tij për të zhvendosur ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Kods, bëri të ditur presidenca palestineze. Në një thirrje telefonike të martën, Trump “e informoi presidentin Abas për qëllimin e tij për të lëvizur ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem”, tha presidenca palestineze në një deklaratë. Deklarata nuk shpjegoi nëse presidenti amerikan ka planifikuar të transferojë menjëherë ambasadën ose në një moment në të ardhmen. Abas, nga ana e tij, “paralajmëroi për pasojat e rrezikshme të një vendimi të tillë mbi procesin e paqes, sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe në botë”, thuhet në deklaratë./ PT

32