Parlamenti grek miraton ndërtimin e xhamisë së parë zyrtare në Athinë

Parlamenti grek miratoi të enjten vonë një projekt-ligj që lejon rifillimin e ndërtimit të xhamisë së parë zyrtare në Athinë.

Vetëm partia e ekstremit të djathtë Agimi i Artë dhe Grekët e Pavarur (ANEL) – një pjesë e qeverisë së koalicionit – votuan kundër legjislacionit, i cili specifikon burimet e financimit për xhaminë dhe strukturën e bordit administrativ.

Xhamia e ulët pa minare – me kapacitet për 350 njerëz – është në ndërtim e sipër në lagjen qëndrore të Votanikosit në kryeqytetin grek.

Pasi të përfundojë, ajo do të jetë xhamia e parë zyrtare në Athinë dhe e para me liçencë nga shteti grek, që nga shekulli i 19-të. Ndërtimi pritet të përfundojë në korrik.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Ioannis Amanatidis vlerësoi votimin në një deklaratë.

“Duke votuar në favor të projektligjit, ne forcojmë praninë ndërkombëtare dhe shtrirjen e vendit në lidhje me të drejtat e njeriut”, tha Amanatidis.

Parlamenti dha dritën jeshile për ndërtimin e xhamisë në gusht 2016.

Megjithatë, ekstremistët e djathtë pushtuan godinën duke e ndaluar punën, derisa policia të ndante konfliktin në nëntor të vitit të kaluar. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne