Partia Komuniste e Greqise: jo baza amerikane dhe te NATO-s ne Greqi

Të mos bëhet Greqia bazë sulmuese për luftërat imperialiste të SHBA-ve dhe të NATO-s

Kohët e fundit qeveria e SYRIZA-ANEL lëshon baza të reja ushtarake për SHBA-të dhe NATO-n, ndërsa ajo merr pjesë në të gjitha operacionet ushtarake dhe policore të misioneve të NATO-s dhe BE-së. Deklaratë për qëndrimet e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) rreth çështjes së bazave bëri Elisheos Vagenas, anëtar i KQ dhe Përgjegjës i Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të KQ të PK të Greqisë (KKE), i cili theksoi si mëposhtme për gazetën “Rossikaja Gazeta”:

«Ne e kemi dënuar në mënyrë të përsëritur dhe vazhdojmë të dënojmë lëshimin e bazave ushtarake, të tilla si baza e madhe detare dhe ajrore në Suda, dhe infrastruktura të tjera për operacionet ushtarake të SHBA-ve dhe NATO-s në Mesdheun Lindor, në Afrikën e Veriut, në Ballkan, në Detin e Zi dhe në rajone të tjera», -deklaroi për “Rossiskaja Gazeta” kreu i Departamentit Ndërkombëtar të KQ të PK të Greqisë (KKE), Elisheos Vagenas.

Sipas bashkëbiseduesit të gazetës «RG», PK e Greqisë (KKE) vepron në mënyrë aktive «kundër restaurimit të bazave të reja ushtarake të SHBA-ve në Aleksandrupoli, kundër renovimit të objekteve ushtarake në Arakso, ku Shtetet e Bashkuara mund të transferojnë aty një pjesë të arsenalit të tyre bërthamor, kundër përdorimit të aeroportit ushtarak në Larisa ku duan të vendosen avionët amerikanë të tipit Dron dhe kundër shndërrimit të portit në ishullin e Siros në një “Sudë të vogël”

«Ne nuk duam që të përdorin tokën tonë, hapësirën ajrore dhe ujërat tona territoriale si një bazë nga ku do të nisen sulmet e SHBA-ve dhe NATO-s kundër popujve dhe vendeve të tjera”, – deklaroi Elisheos Vagenas.

I gjithë artikulli i gazetës “Rossiskaja Gazeta” gjendet në këtë lidhje elektronike:

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne