Çështja e autoqefalisë së Kishës Ukrainase duke se është e pakthyeshme dhe po hyn në terren politik shtetëror. Mediat raportojnë sot për një marrëveshje mes Patriarkanës Ekumenike dhe Kievit zyrtar, nënshkruar nga Patriarku Vartholomeu dhe presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, marrëveshje e cila sanksionon bashkëpunimin dhe koordinimin mes të dyja palëve.

Jam i sigurtë se vendimi për autoqefalinë do të çojë në unitetin dhe unifikimin e të gjithë besimtarëve në Ukrainë, tha Vartholomeu gjatë takimit të zhvilluar në Stamboll.

Vendimi ka provokuar shumë reagime. Një ditë më parë, patriarku i Kishës Ruse, Kirilli foli për një konspiracion kundër ortdhodhoksisë, ndërkohë që mediat ruse kanë përcjellë lajme për peticioni kundër autoqefalisë nga besimtarë ukrainas.

11