Pika të përbashkëta kufitare, Shqipëria firmos marrëveshjen me Kosovën

Shqipëria dhe Kosova nënshkruan pasditen e sotme “Marrëveshjen për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar, ndërmjet dy vendeve”.

Marrëveshja u firmos në pikën kufitare të Morinës nga Ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj dhe homologu i tij nga Kosova, Ekrem Mustafa.

Lleshaj u shpreh se me këtë marrëveshje përgjysmohet koha e pritjes, ndërsa eliminohen plotësisht kontrollet me kufirin tonë të përbashkët.

Së pari, ju sjell përshëndetjen e kryeministrit Rama, i cili nuk preferoi të vinte se më tha: Kemi 50% sukses kësaj radhe do vij vetëm kur ta heqim komplet kufirin. Marrëveshja ka një rëndësi të veçantë, me këtë marrëveshje ulim me 50 % kohën e pritjes, duke eliminuar plotësisht kontrollet me kufirin tonë të përbashkët. Ne na duhet që çdo hap të lirisë ta shoqërojmë me rritjen e sigurisë. Hapi tjetër është se shumë shpejt qeverisë do i mundësojmë të firmosin një marrëveshje të rëndësishme”, tha ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne