Plagjiatura e historisë, Frashëri padi Moikom Zeqos

Djali i historianit Kristo Frashëri padit në Gjykatën e Tiranës për plagjiaturë Moikom Zeqon. Padia mban datën 17 Mars 2017, në të cilën Gjergji Frashëri akuzon Zeqon se i ka vjedhur pasazhe të botimit të tij historik, duke i botuar më pas në media.

Në padi, Gjergji Frashëri kërkon “Konstatimi i shkeljes te se drejtes se autorit me ane te riprodhimit te paautorizuar te pjeseve te librit “lllyrisches Dyrrah”,.

Për pretendimin e kësaj plagjiature, Frashëri kërkon nga gjykata dhe Zeqo një dëmshpërblim monetar në vlerën e 100.000 mijë lekëve. Aktualisht në gjykatë janë zhvilluar shtatë seanca, ndërsa ende nuk ka një vendim nga gjyqtarja Irena Plaku që shqyrton këtë padi.

Botimi për të cilën Frashëri pretendon se Zeqo ja ka tjetërsuar në media me anë të plagjiaturës është botuar në 2015 njohur me kodin e ISBN si punim dhe autorësi e tij.
Ky botim historik është në shitje në treg ndërsa pritet që gjykata e Tiranës të vendos nëse nga Moikom Zeqo është kryer apo jo plagjiaturë siç pretendon Gjergji Frashëri.

D.Ç./Shqiptarja.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne