Policia greke qëllon për vdekje shqiptarin

Një shqiptrar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është qëlluar për vdekje nga policia greke. Ngjarja ka ndodhur pranë Vissani Pogonit, në veri të Greqisë.

Media greke Zougla.gr shkruan se ka patur shkëmbime zjarri ndërmjet një grupi trafikantësh droge shqiptarë dhe policisë greke.

Si pasojë ka mbetur i vdekur shqiptari, ndërsa është plagosur lehtë një punonjës i policisë greke. Policia ka nisur kërkimin në gjithë zonën për arrestimin  e shqiptarëve të tjerë.

Kujtojmë që javë më parë në Bularat të Gjirokastrës mbeti i vdekur Kostandin Kacifasi, minoritar grek. Kacifas u ekzekutua nga në fshatin Bularat, pasi qëlloi ndaj RENEA-s dhe refuzoi të dorëzohej. Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta mes dy vendeve.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne