Shqiperia

Prej 2 ditësh i mbytur në lumë, polumbarët nuk kanë nisur ende kërkimin për 55-vjeçarin

Një 55-vjeçar ka rënë në lumin e Bistricës dy ditë më parë, pasi kishte qenë nën efektin e alkoolit.

Djali 15-vjeçar i shtetasit Arben Shaqiri ka qenë dëshmitar i ngjarjes së rëndë, ndërsa pavarësisht përpjekjeve nuk ka mundur të bëjë asgjë për të shpëtuar të atin për shkak se nuk dinte not.

Shaqiri është mbytur në lumë dy ditë më parë në vendin e quajtur kanali i Çukës dhe kryetari i komunitetit rom në Sarandë shprehet se polumbarët ende nuk kanë ndërmarrë një operacion kërkimi për gjetjen e trupit të tij.

Ai ka deklaruar se po shkon vetë në polici dhe shprehet se nëse nuk fillojnë një operacion deri në orën 12:00 do të shkojnë të gjithë si komunitet para policisë Sarandë për të kërkuar të drejtën e tyre si qytetarë në radhë të parë, pastaj për trupin e të ndjerit./lapsi

OPINIONE