Presidenca turke reagon ndaj deklaratave të senatorit Graham: Terroristët nuk mund të jenë aleatët tuaj

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalin ka reaguar ndaj shprehjes “Aleatët tanë kurdë”, të përdorur nga senatori republikan i Karolinës së Jugut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), Lindsey Graham në një postim që ka bërë në lidhje me procesin e tërheqjes së trupave amerikane nga Siria.

“Terroristët nuk mund të jenë aleatët tuaj. Ashtu si DAESH-i nuk përfaqëson myslimanët, edhe (organizata terroriste separatiste) PKK nuk përfaqëson kurdët në Siri apo gjetkë”, ka shkruar zëdhënësi Kalin në një mesazh që ka postuar në llogarinë e tij në Twitter, ku ka etiketuar edhe senatorin Graham.

“Ju e dini lidhjen e drejtpërdrejtë që ekziston midis PKK-së terroriste dhe degës së saj në Siri, PYD dhe YPG, dhe ju këtë e keni shprehur publikisht më qartë se kushdo tjetër. Terroristët nuk mund të jenë aleatët tuaj. Ashtu siç nuk i përfaqëson DAESH-i myslimanët, në të njëjtën mënyrë edhe PKK-ja nuk përfaqëson kurdët e Sirisë apo të ndonjë vendi tjetër”, thotë zëdhënësi Kalin.

Ibrahim Kalin

@ikalin1

Dear @LindseyGrahamSC You know and have stated publicly more than anyone else the direct link between the terrorist PKK and its Syria branches PYD & YPG. Terrorists cannot be your allies. Just as ISIS doesn’t represent Muslims, PKK doesn’t represent Kurds in Syria or elsewhere.

Lindsey Graham

@LindseyGrahamSC

@LindseyGrahamSC @realDonaldTrump adlı kullanıcıya yanıt olarak

The President will make sure any withdrawal from Syria will be done in a fashion to ensure:

1) ISIS is permanently destroyed.

2) Iran doesn’t fill in the back end, and

3) our Kurdish allies are protected.

603 kişi bunun hakkında konuşuyor

Senatori i republikan Karolinës së Jugut, LindseyGraham në Twitter kishte bërë këtë postim:

“Presidenti ynë (Presidenti i ShBA-së, Donald Trump) në çdo tërheqje të mundshme nga Siria do të kërkojë që të sigurohen këto pika: E para, asgjësimin e plotë të DAESH-it. E dyta, Irani nuk do të vendoset në zonat e boshatisura. E treta, të mbrohen aleatët tanë kurdë (YPG/PKK). Ndërkohë që Presidenti Donald Trump po punon me gjeneralët dhe aleatët tanë për të realizuar këto synime, ndërsa procesi i tërheqjes po zbatohet”.

Ndaj këtij postimi të senatorit Graham kishte reaguar edhe Ambasadori i Turqisë në Uashington, Serdar Kiliç:

“I nderuar senator, kur flisni për ‘aleatët tanë kurdë’, jam i sigurt që nuk po i referoheni YPG/PYD. Ju e di më mirë se çdokush në Uashington që ndërmjet YPG/PYD dhe PKK-së ekziston një lidhje e padiskutueshme e komanduese dhe kontrolluese, të cilën e keni shfaqur edhe publikisht”,- shkruan ambasadori Kiliç.

Lindsey Graham

@LindseyGrahamSC

The President will make sure any withdrawal from Syria will be done in a fashion to ensure:

1) ISIS is permanently destroyed.

2) Iran doesn’t fill in the back end, and

3) our Kurdish allies are protected.

Serdar KILIÇ

@serdarkilic9

When you say “our Kurdish allies” I am confident that you are not referring to YPG/PYD Mr Senator. You know better than anyone else in DC and have time and again exposed publicly the irrefutable command and control relationship between YPG/PYD and the PKK.

77 kişi bunun hakkında konuşuyor

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne