Presidenti i ekipit të futbollit të Tiranës, Refik Halili është përfshirë në një konflikt pronësie me një mjek mëngjesin e sotëm duke e goditur me grushte. Konflikti mes Halilit dhe mjekut ka ndodhur për motive pronësie, pasi mjeku i kishte dhënë truallin për ndërtimin e një pallati në bazë të një marrëveshje, e cila nuk ishte zbatuar nga Presidenti i Tiranës. 

Referuar procesverbalit të përmbaruesit Baftjar Nela, bazuar te vendimi i gjykatës, Halili duhet t’i dorëzonte Prezës 3 apartamente, 1 dyqan, 3 garazhe, kamatat e vonesës dhe një shumë të konsiderueshme në euro. Sot në mëngjes, përmbaruesi së bashku me mjekun Preza shkuan për të ekzekutuar vendimin e gjykatës, por janë konfliktuar me Halilin, i cili si procesverbalit të Nelës e ka goditur me grusht pas debateve.

Pas njoftimit policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes në Rrugën e Dibrës për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Ndërsa për ngjarjen po referon në policinë e Tiranës edhe mjeku Preza.

20