Presidenti i Iranit: Terroristët po festojnë sulmin amerikan në Siri

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani ka thënë se terroristët janë duke festuar goditjet në një bazë ajrore në Siri. Komentet e tij mbështetën përgjigjen e Rusia, e cila ashtu si Irani është aleatë e Sirisë, duke kundërshtuar sulmet amerikane.

Nga sulmi amerikan në një bazë ushtarake në Siri mbetën të vrarë 6 persona.

Sulmet amerikane në Siri pasuan sulmet e dyshuara me armë kimike të regjimit të Bashar al Assad, ku 89 persona mbetën të vrarë dhe shumë të tjerë u plagosën.

Nga ana e saj ushtria siriane ka mohuar përdorimin e ndonjë agjenti kimik, ndërsa aleatja e saj Rusia ka thënë se një sulm ajror goditi një magazinë ku rebelët mbanin armët kimike.

/Oranews

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne