Princi Selman i kurorës pret një delegacion të krishterësh amerikanë, mbështetës të regjimit sionist izraelit

Muhamed bin Selman, princi i kurorës i Arabisë Saudite, është takuar me anëtarët e një delegacioni të krishterë evangjelist nga SHBA, mbështetës të regjimit sionist izraelit të cilët kishin shkuar për një vizitë në Arabinë Saudite.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se ky delegacion përbëhej nga ish-anëtarë të Kongresit dhe kryetarë të institucioneve amerikane mbështetës të regjimit sionist si Uroshalim Brayer Tim.

Anëtarët e delegacionit amerikan janë takuar edhe me Adel Xhubejrin, ministrin e punëve të jashtme të Arabisë Saudite.

Takimi i Muhamed bin Selman me delegacionin e krishterë amerikan mbështetës të regjimit sionist që u zhvillua në territorin e Arabisë Saudite, tregon përpjekjet e tij për të vendosur marrëdhëniet zyrtare me Tel Avivin në rrethanat kritike aktuale të Arabisë Saudite.

Princi i kurorës i Arabisë Saudite në një intervistë me revistën amerikane “Atlantic”, ka thënë se izraelitët kanë të drejtë të kenë vendin e tyre.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne