Projekti i Piramidës/ Ina Zhupa publikon videon: Seritë e gënjeshtrave të Veliajt ndër vite

Për rikonstruksionin e Piramidës, premtim ky i bërë nga Erion Veliaj  që prej 2016-ës, ka reaguar zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa.

Përmes një njoftimi  në Facebook, Zhupa shprehet se tani që Veliaj ka nisur fushatën për mandatin e dytë, harron gjithë serine e gënjeshtrave të mandatit të parë dhe fillon një seri të re edhe për piramidën, si çdo gjë tjetër.

Që në dhjetor 2016 daton premtimi i parë publik i Veliajt që Piramiden do e kthente në qendër kulture, për teatrin, për filmin, për të rinjtë kampion të artit dhe kultures! Këtë refren e mbajti gjatë nëpër kronika gati që ju çon televizioneve, duke vendosur edhe afate 2 mujore, 6 mujore apo në fund të viteve përkatëse.

Në 2018 nis premtimi i ri, për ta kthyer në qëndër për IT për fëmijët, me afate të reja prap, dmth me mashtrime përseri. E inaguruar tashmë disa herë si fillim projekti, asgjë nuk ndryshon përvecse pasurohet seria e gënjeshtrave që Veliaj është mësuar të bëj në publik.

Tani që ka nisur fushatën për mandatin e dytë harron gjithë serine e gënjeshtrave të mandatit të parë dhe fillon një seri të re edhe për piramidën, si çdo gjë tjetër.

Fund serive të gënjeshtrave do i vendosin qytetarët e Tiranës në zgjedhjet e lira ku do e nxjerrin nga zyra dhe ekranet e televizioneve që na ka mbirë çdo orë të ditës”, shprehet Zhupa.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne