Protesta e 7 Majit, Forcat e Antiterrorit dhe FNSH zbarkojnë në Kavajë për të bërë terror

Specialistë nga Drejtoria e Përgjithshme e policisë prej dy ditësh ndodhen në Kavajë në prag të zgjedhjeve të 7 Majit. Burime pranë uniformave blu thanë se në terren kanë zbarkuar efektivë të Antiterrorit, ata të Rendit por edhe operacionalet të cilët pritet të kenë detyra të veçanta nëse në Kavajë do të shënohet ndonjë incident i mundshëm. Për të gjithë planin operacional pritet të angazhohen dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, ndërkohë që e gjithë procedura do të zbatohet në përputhje me kodin zgjedhor. Efektivët do të jenë të organizuar në grupe nga dy deri në katër policë. Ndërkohë nuk do të lejohet grumbullimi i simpatizantëve të cdo krahu politik pranë qendrave të votimit, raporton Abcneës. Ndërkohë që, ndërhyrja e forcave të rendit do të bëhet vetëm më kërkesë të komisionerit zgjedhor, nga qendra e votimit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne