Protesta në mbështetje të pavarësisë së Katalonjës

Mijëra qytetarë kanë organizuar një tubim në Baskin autonome spanjolle për të mbështetur një votim pro pavarësisë së rajonit verior të Spanjës, Katalonja.

Rreth 3,000 demonstrues dolën në rrugë në qytetin bask San Sebastianit të shtunën, duke shprehur mbështetje për Kataloninë dhe referendumin e planifikuar për pavarësinë nga Spanja, që është planifikuar për në 1 tetor. Demonstruesit në duar mbanin flamurin e kuq dhe të verdhë Estelada të përdorur nga ata që preferojnë pavarësinë e Katalonjës, si dhe flamurin rajonal të Baskës. Udhëheqësi i baskëve Arnaldo Otegi, i cili ishte i pranishëm në marsh, tha se tubimi është mbajtur për t’u solidarizuar me katalanasit dhe “njerëzit që japin një shembull të rëndësishëm në demokraci në Evropë dhe kërkojnë të drejtën e vetëvendosjes për të vendosur nëse ata duan të jenë të pavarur apo jo”. “Ka shumë arsye për këtë demonstratë. E para është se njerëzit baskë po kërkojnë sovranitetin e tyre. Të tjerët thonë se duan vetëm të krijojnë një shoqëri më të drejtë. Ne të gjithë themi se kemi nevojë për sovranitetin tonë”, tha ai./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne