Pse Amerika kundërshton blerjen e sistemeve S-400 nga Turqia?

Ankaraja hodhi poshtë kërcënimin e Uashingtonit për sanksione si dhe kërkesën për të anuluar blerjen e sistemeve të mbrojtjes ajrore ruse S-400, duke shprehur njëkohësisht gatishmërinë e saj për të marrë parasysh shqetësimet e sigurisë së SHBA, raportoi të enjten gazeta tuke Hurriyet.

Autoritetet amerikane numëruan tre arsye për kundërshtimin e tyre ndaj blerjes së sistemeve S-400 nga Turqia. Së pari, Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), që udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara, ka kohë që po kërkon të “izolojë dhe të pengojë” Rusinë, por planet e Turqisë për të blerë sistemet raketore S-400 ishin në kundërshtim me këto ambicie. Së dyti, ka shqetësime se vendosja e sistemeve S-400 do të rrezikonte fluturimet e avionëve të NATO-s, veçanërisht aeroplanët luftarakë me një motor F-35 që Turqia dëshiron të marrë nga Shtetet e Bashkuara. Së treti, amerikanët kanë shqetësime tregtare lidhur me shitjen e sistemeve ajrore amerikane Patriot në Turqi dhe tek aleatët e tjerë të NATO-s. Burimet diplomatike turke thanë se zyrtarët e SHBA kishin lënë të kuptohet se “Turqia nuk duhet të përdorë sistemet raketore S-400 edhe nëse i blen ato nga Rusia”! Turqia po përpiqet të forcojë mbrojtjen e saj ajrore, veçanërisht pasi Uashingtoni vendosi në 2015 të tërheqë sistemin e raketave Patriot nga kufiri i Turqisë me Sirinë, një lëvizje që dobësoi mbrojtjen ajrore të Turqisë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne