Putin: Kush sulmon aleatët tanë me armë bërthamore, njësoj sikur ka sulmuar Rusinë

Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar se Rusia do të konsiderojë çdo përdorim të armëve bërthamore kundër aleatëve të saj si një “sulm bërthamor” ndaj Rusisë dhe do të japë një përgjigje “të menjëhershme”.

Në fjalimin e tij vjetor drejtuar kombit në Moskë të enjten, Putin shprehu shqetësime rreth pozicionit të ri bërthamor të SHBA, që ka njoftuar për përdorimin e armëve taktike bërthamore edhe ndaj vendeve që nuk kanë armë bërthamore. Politika e re amerikane lejon përdorimin e armëve bërthamore “në përgjigje të një sulmi konvencional apo edhe ndaj një kërcënimi kibernetik”, tha presidenti rus, duke shtuar: “Rusia rezervon të drejtën për të përdorur armë bërthamore vetëm si përgjigje ndaj një sulmi bërthamor ose një sulmi me armët e tjera të shkatërrimit në masë kundër aleatëve të saj apo ndaj një sulmi konvencional kundër nesh që kërcënon vetë ekzistencën e shtetit “. “Çdo përdorim i armëve bërthamore kundër Rusisë ose aleatëve të saj, qoftë në shkallë të vogël, në shkallë të mesme apo në ndonjë shkallë tjetër, do të trajtohet si një sulm bërthamor ndaj vendit tonë. Përgjigjja do të jetë e menjëhershme dhe me të gjitha pasojat përkatëse” vuri në dukje Putin.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne