Edhe pse ushtroni, qëndrimi i gjatë ulur në karrige rrit rrezikun e vdekjes nga 13 sëmundje, thotë një studim i fundit i Shoqatës Amerikane të Kancerit.

Hulumtimi i Shoqatës Amerikane të Kancerit, vuri në dukje se rreziku i vdekjes së hershme të personave që qëndrojnë ulur për 6 orë ose më shumë në ditë, është 19 për qind më i madh se i atyre që qëndrojnë ulur më pak se 3 orë.

Më tej në këtë studim është nxjerrë përfundimi se është qëndrimi ulur për një kohë të gjatë ka lidhje me rrezikun e vdekjes nga sëmundjet si kanceri, sëmundje të zemrës, goditje, diabet, sëmundja pulmonare kronike obstruktive, sëmundje të mushkërive dhe të mëlçisë, ulçera ose çrregullime të tjera të sistemit të tretjes, Parkinson, Alzheimer, çrregullime në sistemin nervor qendror dhe në sistemin muskulo-skeletor, ndërsa rrit gjithashtu mundësinë e vetëvrasjes.

Studimi në fjalë është kryer nga një ekip i kryesuar nga Alpa Patel duke analizuar të dhënat e 128 mijë grave dhe burrave. Rreth 49 mijë prej këtyre nuk kanë pasur ndonjë sëmundje kronike në fillim të studimit, por kur ka filluar hulumtimi, gjatë 21 viteve që janë ndjekur kanë humbur jetën.

Ajo tërhoqi vëmendjen në atë se qëndrimi i gjatë ulur, rrit rrezikun e vdekjes nga kanceri për 10 për qind, ndërsa ajo në çrregullimet muskulo-skeletore është rritur për 60 për qind.

“Sa më pak të uleni aq më mirë për ju”, thotë Patel, duke treguar se pas qëndrimit ulur një orë ndikon pozitivisht për kolesterolin, diabetin dhe presionin në gjak të qëndrohet në këmbë për 2 minuta ose të bëhet ndonjë aktivitet i lehtë.

Detajet e hulumtimit janë publikuar në revistën “American Journal of Epidemiology”/ trt

17