Rama: Kotzias ka të drejtë, e vërteta e 12 miljeve që do marrë Greqia

Kryeministri Edi Rama ka tentuar për herë të parë të japë një përgjigje për deklaratën e ministrit të jashtëm grek Nikos Kotzias se vendi fqinj do të shtrihet në 12 milje në kufirin detar. Në një intervistë në emisionin “Real Story” në Vizion Plus, Rama tha se deklarata e Kotzias është e vërtetë. Ai shtoi se e drejta e “12 miljeve” është e përcaktuar në Konventën e Detit.

“Ç’ka po ndodh është himni më solemn i marrëzisë. E bazuar në faktin që jo vetëm ka një injorancë të madhe, por dhe një nevojë që të kapet pas një fjale, në fakt korrkete nga ana e ministrit të jashtëm grek, por lepuri flet te reforma në drejtësi dhe vetingu” – tha Rama.

“Ministri i jashtëm grek ka konfirmuar ç’ka është e shkruar në nenin 3 të Konventës së Detit. Parimi i 12 miljeve është parim i konventes. 12 miljet janë edhe sot. 12 miljet Shqipëria i ka regjistruar në OKB që në vitin 1992.

Ai nuk ka thënë që ne do të zgjerohemi në 12 milje, por jemi bazuar në parimin e “12 miljeve”. Ne do të marrim për bazë parimin e barazlargësisë duke e axhustruar sipas rastit.

Greqia kërkoi rinegocimin apo e kërkuam ne? Greqia është e lumtur me marrëveshjen e vitit 2009 që sipas Gjykatës Kushtetuese është antikushtetuese që e përkthyer është tradhti. Për 3 vite me radhë Greqia i iku kërkesës për të korrigjuar marrëveshjen e 2009-ës. 12 miljet janë edhe në marrëveshjen aktuale. Kanë qenë dhe më parë” – tha Rama.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne