Në 27 Gusht kryeministri Rama do të presë në vilen qeveritare të Durrësit homologet e tij nga rajoni.
Më një format të ngjashëm me takimin e një viti më parë në takim mësohet se do të jenë dhe përfaqësues të BE.
Qëllimi është diskutimi i projekteve të përbashkëta rajonale, të nxitura nga procesi i Berlinit
Vitin e shkuar pjesë e takimit të këtij niveli ishte dhe zv/Presidenti i Bankës Botërore, por nuk ka konfirmim nëse do të ketë përfaqësues të këtij institucioni të rëndësishëm financiar dhe në mbledhjen e 27 Gushtit.