Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish partnerin e tij në katër vite qeverisje, Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Gjatë dëgjesës së Korçë pasditen e sotme, kreu i qeverisë tha se partitë e vogla që kanë pasur qasje në qeverisje, kanë bërë punësime partiake.
Një parti ka bërë më shumë se të tjerat, vijoi Rama, duke iu referuar LSI-së.
“Desh të bëhej as e madhe sa që nuk ia arrit dot dhe plasi”, – u shpreh kryeministri para qytetarëve korçarë.