Ron Paul: SHBA po përsërit gabimet rreth Iranit

Ish-kongresisti amerikan Ron Paul tha se SHBA po i përsërit gabimet që ka bërë që nga koha e grushtit të shtetit të udhëhequr nga SHBA në Iran në vitin 1953 dhe është naive të mendosh se grupi terrorist anti-iranian, Organizata Muxhahedin Khalq (MEK) është një forcë politike praktike.

“Grupi po përpiqet të ndryshojë regjimin në Iran, që do të thotë se Izraeli, Arabia Saudite dhe Shtetet e Bashkuara po punojnë me të,” tha Paul në emisionin e tij Liberty Report. Ron Paul tha se herë pas here anëtarët e MEK përpiqen të depërtojnë në faqen e tij të internetit dhe u rikujtoi shikuesve bashkëpunimin e MEK me regjimin Baathist të ish diktatorit irakian Sadam Husein. Ai gjithashtu kujtoi rrëzimin e avionit civil të Iranit nga një raketë e Marinës Amerikane mbi Gjirin Persik më 1988 dhe tha se qytetarët iranianë nuk do të harrojnë lehtë incidente të tilla./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne