Ronaldo bëhet baba i dy fëmijëve binjakë

Futobollisti portugez i Real Madridit Cristiano Ronaldo, bëhet baba i dy fëmijëve binjakë meshkuj.
Në një postim në llogarinë e tij në Facebook pas ndeshjes ku ekipi kombëtar i Portugalisë humbi pas ekzekutimit të penaltive në gjysmëfinalen e Kupës së Konfederatave të FIFA-s përballë Kilit, Ronaldo ka ndarë gëzimin e tij ku ai është bërë për herë të dytë baba.

Duke vënë në dukje se pavarësisht se nuk kanë marrë rezultatin e dëshiruar në Kupën e Konfederatave do të vazhdojë të shërbejë në mënyrën më të mirë në ekipin kombëtar Ronaldo ka thënë: “Jam në shërbim të ekipit kombëtar me shpirt dhe me trupin tim madje edhe në një moment kur kanë ardhur në këtë botë dy fëmijët djem të mi binjakë. Federata e Futbollit të Portugalisë duke më dhënë leje ka bërë një veprim të madh që nuk do ta harroj. Së fundmi jam shumë i lumtur që do të mund të shikoj fëmijët e mi”.

Ronaldo i cili ka një fëmijë të moshës 7 vjeçare të quajtur Cristiano Ronaldo Jr. pasi u largua nga stërvitja e ekipit kombëtar për të parë fëmijët binjakë të lindur nga një nënë surrogate, ai nuk do të luajë në ndeshjen për vendin e tretë në Kupën e Konfederatave të FIFA-s./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne