Ruhani: Irani është në gjendje lufte ekonomike me Amerikën

Presidenti i Iranit, Hasan Ruhani bëri të ditur se janë në një gjendje lufte ekonomike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një prononcim të bërë në kryeqytetin Teheran Ruhani tha: “Objektivi i armikut është ekonomia e Iranit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës synojnë të godasin ekonominë iraniane”.

Ruhani u shpreh se jashtë vendit jetojnë rreth 6 milionë iranianë dhe u bëri thirrje këtyre personave “të investojnë në Iran”.

Kurse në lidhje me kursin e këmbimit të valutës që rritet vazhdimisht përdori shprehjen: “Kemi sasi të mjaftueshme valute. Populli të mos ndihet i shqetësuar për këtë”.

Presidenti i Iranit bëri të ditur gjithashtu se në vend nuk përjetohet problem në lidhje me furnizimin me valutën dhe një grup prej 50-60 personash përpiqet të nxjerrë probleme në tregun e valutës. / trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne