Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) edhe pse duken sikur po i tërheqin trupat e tyre nga Siria, ato janë në kërkim të justifikimeve për të qëndruar këtu”,- tha zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Mariya Zaharova.

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Mariya Zaharova i vlerësoi zhvillimet aktuale në një konferencë shtypi.

Duke iu referuar deklaratës së presidentit amerikan Donald Trump, i cili muajin e kaluar kishte njoftuar tërheqjen e trupave ushtarake nga Siria, Zaharova tha se nuk janë të sigurt se do të dalë apo jo ShBA-ja nga Siria, pasi për ata (Moskën) strategjia e Uashingtonit vazhdon të mbetet e panjohur.

“Për momentin ata duken sikur po tërhiqen, por ata po kërkojnë një justifikim për të qëndruar atje”,- tha zëdhënësja Zaharova, duke shtuar se tërheqja e trupave amerikane nga Siria do të jetë një veprim i drejtë./ trt

10