Përpos shëndetit të kockave, kalçiumi është minerali përgjegjës për mbarëvajtjen e shumë funksioneve të tjera metabolike. Ndonëse ky mineral gjendet me shumicë tek shumë produkte ushqimore, shumë njerëz vuajnë nga mungesa e kalçiumit dhe nuk kanë dijeni për të. Nëse ndjeni shqetësimet e mëposhtme apo keni problemet e mëposhtme shëndetësore duhet të shtoni ushqimet si djathë, sardele, spinaq, brokoli, qumësht, bamje etj në regjimin tuaj.
Osteoporoza rrit rrezikun e thyerjes së kockave. Incidenti më i vogël mund të shkaktojë fraktura nga më të ndryshme, ndaj sigurohuni që dieta juaj të jetë e pasur në calcium.
Prishja e dhëmbëve është gjithashtu pasojë e mungesës së kalçiumit. Marrja e dozës së përditshme do t’ju sigurojë një buzëqeshje rrezëllitëse për shumë vite.
Thonjtë që thuhen lehtësisht janë shenjë e mungesës së kalciumit.
Pas dhimbjes së muskujve mund të fshihen shumë arsye, por nëse ju nuk ushtroheni apo nuk keni aktivitet të rregullt fizik vetëm një shkak mund të ketë: mungesa e kalciumit.
Mund të përjetoni çrregullimeve të periodave gjithashtu nëse trupi juaj nuk po furnizohet mjaftueshëm me calcium. Gjakderdhja do të jetë më e rëndë dhe do të keni dhimbje shumë të forta.
Kalciumi është minerali përgjegjës për sistemin imunitar dhe mungesa e tij rrit rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet apo viruset./Living

58