SHBA-të kanë konfirmuar se dalin nga marrëveshja për likuidimin e raketave me rreze veprimi të mesme dhe të shkurtra

SHBA-të zyrtarisht kanë lajmëruar Rusinë se kanë vendosur të dalin nga Marrëveshja për likuidimin e raketave me rreze veprimi të mesme dhe të shkurtra, ka thënë zëvendës i shefit të diplomacisë ruse Sergej Rjabkov. “Nëpërmjet kanaleve diplomatike në nivelin e lartë politik na është konfirmuar se vendimi është përfundimtar dhe nuk ka ftesë për dialog”, ka thënë Rjabkov.

Sipas fjalëve të tij, Washingtoni nuk ka fshehur posaçërisht se nuk është çështja vetëm në problemet në mes SHBA-së dhe Rusisë, por në dëshirën e amerikanëve që të lirohen marrëveshjeve të arritura të cilat nuk ju konvenojnë. Sipas vlerësimeve të Washingtonit, Marrëveshja për likuidimin e raketave me rreze veprimi të mesme dhe të shkurtra”kufizojnë dukshëm aftësitë ushtarake të SHBA-ve në projektin e vendeve të cilët posedojnë arsenalin e raketave tokësore me rreze veprimi të mesme dhe të shkurtra të cilat në sytë e Washingtonit paraqesin kërcënim interesave amerikane.

Në rast se instalohen raketat amerikane me rreze veprimi të mesme dhe të shkurtra në territoret të cilët paraqesin kërcënim për Rusinë dhe aleatët e saj, ajo do të duhej të përgjigjet, ka porosit Rjabkov.”Ne do të duhej të ndërmarrin masa efikase që do të kompensojnë ato kërcënime”, ka cek Rjabkov.”Është qartë se marrëveshjet politike dhe marrëveshjet detyruese ligjërisht nuk mund në situatën e tanishme të ofrojnë garancionet e plota sikurse shohim në shembullin e Washingtonit i cili shemb Marrëveshjen për raketat me rreze veprimi të mesme dhe të shkurtra”, ka theksuar zëvendës i shefit të diplomacisë ruse, Sergej Rjabkov.

Ai ka theksuar se Rusia ka dorëzuar SHBA-së informatat të cilat tregojnë se nuk është testuar rreze veprimi i raketës 9M729 dhe është në kolizion me pikat e marrëveshjes së lartcekur. Sipas fjalëve të tij, Rusia fuqishëm i respekton të gjitha kushte e marrëveshjes dhe të gjitha akuzat në llogari të Rusisë janë të pabazuara. Paraprakisht presidenti rus Vladimir Putini ka theksuar:” Sa i përket bazimit detar, tomahavkët e njohur veç janë vjetruar. Efikasiteti i tyre në praktikë në Irak dhe Siri, sipas shënimeve të ekspertëve tanë ushtarak, është rreth 30%. Iu është e nevojshme atyre përsosja”, ka thënë Putini.

Putini ka theksuar se arma më e re e cila në dekadat e ardhshme do të sigurojë sigurinë Rusisë dhe do të detyrojë në reflektim ata të cilët janë mësuar në retorikë militariste. Më herët shefi i Shtëpisë së Bardhë Donald Trumpi ka deklaruar se raketat të cilat SHBA i shfrytëzojnë në Siri janë”të reja dhe të mençura”. Megjithatë, në maj është shpallur se Pentagoni synon të ndërpres të shfrytëzon të përdor raketat”tomahavk” pasi që nuk janë në përputhje me kërkesat bashkëkohore.

Burimi : Global CIR/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne