Sherr me thika në Fier, humb jetën i riu

Një i ri është qëlluar për vdekje me thikë në qytetin e Fierit gjatë pasdites së sotme. Mësohet se i riu është gjetur nga kalimtarët në zonën e ‘Zogut të Zi’ pranë gjimnazit ‘Janaq Kilica’.

Ai është transportuar në spital ne gjendje të rëndë, por nuk ka mundur t’i mbijetoje plageve dhe ka ndërruar jetë.  Viktima është 16-vjecari Dionis Vrenozi nga Hoxhara e Vjetër.

Adoleshenti është goditur për vdekje me thikë pas një sherri mes tre të rinjeve, teksa policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar  Florian G. rreth 17 vjeç.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=zrUP1r-I8So]

Njoftimi i policisë:

Policia identifikon autorin e dyshuar të plagosjes me thikë në vendin e quajtur “Zogu i Zi” ku si pasojë e plagëve të mara ndërroi jetë shtetasi i plagosur.

Sot në datën 18.10.2018, rreth orës 16:30 ka shkuar në Spitalin Rajonal Fier i plagosur me mjet prerës shtetasi D.V, 16 vjeç, banues në Hoxharë të Vjetër.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Zogu i Zi”, Fier ku pas një sherri mes dy të rinjve ka mbetur i plagosur me thikë shtetasi D.V.

Eshtë shpallur në kërkim si autor i dyshuar i ngjarjes shtetasi F.G, rreth 17 vjeç dhe po punohet për kapjen e tij.

Shtetasi i dëmtuar ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier.

Është ngritur grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Forca të shumta policie nga Komisariati i Fierit dhe nga Sektori për Krimet e Rënda kanë ngritur pika të shumta kontrolli dhe po punojnë për kapjen e autorit.

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne