Në institutin turk “Yunus Emre” në Shkodër është organizuar hapja e ekspozitës “Shkodra në Dokumentet Arkivore Osmane”.

Në këtë ekspozitë morën pjesë përfaqësues të shtetit turk, pedagogë, figura të artit të qytetit të Shkodrës, studentë etj.

Një ekspozitë e tillë tregonte lidhjet e qytetit të Shkodrës me Perandorinë Osmane, ku në arkivin osman gjenden 27.000 dokumente dhe regjistra lidhur me kryeqendrën e veriut.

Një gjë e tillë u bë e ditur nga drejtori i degës se shërbimeve të restaurimit arkivor në Turqi, Ali Tokoz.

“…Si rezultat i sulmeve të vitit 1392 dhe bazuar në raportimin që i jepet Jilldirim Bejazidit nga princi sundues i zonës, Shkodra e lidhur me Perandorinë Osmane pas një periudhe të shkurtër do t’i nënshtrohej mbretërisë hungareze. Në periudhën e Fatih Sulltan Mehmeti II, në vitin 1467 Hirësia e Lartë e Rumelisë Mahmud Pasha çliron përfundimisht qytetin me një ushtri të madhe.

Shkodra qëndron nën udhëheqjen osmane afërsisht 446 vjet deri në luftërat e Ballkanit dhe shkëputet prej nesh më 13 prill 1913.

Në arkivin osman gjenden 27000 dokumente dhe regjistra lidhur me Shkodrën. Regjistri më i vjetër daton i vitit 1486 dhe përfshin në detaje të dhëna të gjendjes civile, të dhëna individuale, të pronësive, çifligjeve dhe kujdestarive të Shkodrës, Pejës dhe Podgoricës.

Në ekspozitën tonë përfshihen periudhat 1664-1910 me gjithsej 32 shembuj të dokumente prej të cilëve 3 me përmbajtje politike, 3 të aktiviteteve rindërtuese, 3 të jetës ekonomike, 1 ushtarake, 11 të jetës sociale, 3 të shëndetësisë e të arsimit dhe 5 të çështjeve fetare dhe vakëfeve.

Falënderoj drejtorin e institutit “Yunus Emre” Shkodër dhe ekipin e tij që u bë shkak i realizimit të kësaj ekspozite dhe të shumë aktiviteteve të tjera të dobishme. Zoti ju dashtë dhe ju ndihmoftë…”

Një përshëndetje në këtë ekspozitë erdhi edhe nga drejtori i institutit turk, “Yunus Emre”, Shkodër, z. Zafer Kijici, i cili pasi falënderoi të pranishmit tha se këto veprimtari kulturore dhe jo vetëm na sjellin historinë tonë të përbashkët shqiptare-turke si dhe na ofrojnë edhe më shumë për të zhvilluar bashëkëpunimet dhe forcuar miqësitë tona historike të ruajtura në shekull brez pas brezi./ trt

20