I shoqëruar nga Myftiu Suprem: Putin vizitoi një nga xhamitë më të vjetra në Rusi

residenti rus Vladimir Putin vizitoi Xhaminë e Parë të Kuvendit në Ufa, kryeqytetin e Republikës së Bashkortostanit.

Në shoqërinë e presidentit rus ishte edhe Talgat Tzaduddin, Muftiu suprem rus dhe kryetari i Drejtorisë Qendrore Shpirtërore të Muslimanëve të Rusisë.

Putin dhe Tajuddin, të shoqëruar nga i dërguari i Presidentit në Rajonin Federal të Vollgës Mikhail Babich dhe kreu i rajonit, Rustem Khamitov, vizituan sallën e madhe për adhurim në katin e dytë të xhamisë.

Muftiu Tajuddin, shkurtimisht e njoftoi Putinin mbi historinë e ndërtimit të xhamisë, si dhe strukturën e saj të brendshme.

Xhamia e parë e Kuvendit Ufa është një nga më të vjetrat në Rusi, e ndërtuar në vitin 1830.

Medresa brenda xhamisë u transformua më vonë në Institutin Islamik, dhe pastaj në Universitetin Islamik të Rusisë./ tesheshi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne