Shtetet që bllokuan Katarin zgjerojnë “listën e terrorizmit”

Katër shtetet Arabia Saudite, Egjipti, Bahreini dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) kanë shtuar edhe nëntë organizata dhe nëntë persona në “listën e terrorizmit” të publikuar më herët pas vendosjes së embargos ndaj Katarit.
Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e lajmeve e Egjiptit MENA, sipas së cilës katër shtetet kanë publikuar deklaratë të përbashkët në të cilën thuhet se “në kuadër të luftës kundër terrorit dhe luftës për asgjësimin e burimeve të terrorit, në listën e terrorizmit janë shtuar nëntë organizata dhe persona që kanë lidhje direkte apo indirekte me Katarit”.

Organizatat e vendosura në listë thuhet të jenë nga Libia dhe Jemeni, ndërsa në mesin e tyre janë Këshilli Shura i Revolucionarëve në Bengazi, kanali satelitor “Nebe” i Libisë dhe disa organizata bamirëse jemenase./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne