Si gënjen Veliaj me transportin falas për gratë, faturinoja: S’di gjë, ik ankohuni në qendër (VIDEO)

Ditën e djeshme Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj shpalli nismën që gratë të udhëtonin falas nëpër linjat urbane. Meqë sot ishte dita e tyre u paraqit si një dhuratë modeste nga Bashkia.

Po mesa duket ky përfitim ka qenë vetëm në statuset e Kryetarit të Bashkisë dhe jo në të gjitha linjat e kryeqytetit.

Me mëngjes gratë e zonës së Yzberishtit u është dashur të kuptojnë se premtimet e Bashkisë jepen vetëm për qëndrën dhe se periferitë ‘’janë larg’’ për të dëgjuar zërin e kryebashkiakut.

Faturinoja i kësaj linje kategorikisht thotë që nuk kanë marrë urdhër dhe se pikërisht sot atij do ti rriten gjobat nëse nuk pret biletat.

Padyshim që qytetarët ja kanë kujtuar atë çka ka thënë ‘’Lali Eri’’ një ditë më parë në television, ndërsa ai u ka thënë shkoni atje në qendër mbase ua kthejnë lekët unë sdi gjë.//Shuplaka

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne