Si po ndërtohet pa leje para syve të Ramës

Ky ndërtim 2-katësh ka hedhur shtat kohët e fundit në një nga zonat më të lakmuara të qytetit bregdetar të Durrësit. Ai po ndërtohet në Zonën A pranë vilës qeveritare ku qëndron shpesh kryeministri Edi Rama. Mësohet se për këtë ndërtim Prokuroria e Rrethit Durrës ka nisur një hetim për shkak se punimet janë kryer pa leje. Është ende e paqartë se kush qëndron pas këtij ndërtimi, por edhe më e paqartë është se si të gjitha autoritetet vendore kanë mbyllur sytë. Punimet vazhdojnë megjithëse kontrolli i territorit është tashmë përgjegjësi e policisë së shtetit, policisë bashkiake dhe Inspektoratit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit. Por nëse për ndërtimin e një gardhi, një avllije, një dritareje, një solete apo qoftë edhe të një kati pa leje janë të shumë ata që kanë përfunduar në burg për shkak të “luftës ndaj informalitetit”, ky ndërtim pranë detit vijon punën i qetë përpara syve të kryeministrit të vendit që betohet çdo ditë se “do të bëjë shtet”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne