Si shkoi Trampi nga zero në hero për establishmentin pro-luftës

Neil Clark

I ndjeri kryeministri britanik Harold Wilson tha dikur se një javë është një kohë e gjatë në politikë. E vërteta e thënies së tij është vërtetuar përsëri, në mënyrë mjaft spektakolare, gjatë shtatë ditëve të fundit.

Këtë herë, presidenti Tramp ishte një figurë e urryer për “Qendrën Ekstreme” të establishmentit politik dhe mediatik në SHBA, Britani të Madhe dhe në pjesën tjetër të Evropës.

Ai ishte i paqëndrueshëm mendërisht. Ai ishte një lolo rus. Një seksist i tmerrshëm. Ai nuk ishte me të vërtetë i aftë për të qenë President. Obama ishte shumë, shumë më i mirë – sa keq që atij i duhej të shkonte.

Megjithatë, sot Trampi është duke u lavdëruar si një udhëheqës i madh. Dhe është paraardhësi i tij “i dobët” që e kanë me sy të keq. Çfarë e shkaktoi këtë kthesë dramatike? Kthesa dramatike e Trampit mbi Sirinë.

Duke urdhëruar sulme me raketa ndaj një shteti sovran, qeverinë e së cilit dëshpërimisht duan ta rrëzojnë globalistët neoliberalë, Trampi është bërë i preferuari i lobit Endless War (Luftë e Pafundme). Ai tashmë është përshëndetur si “Presidenti i duhur”. Frikërat se ai do të ishte një izolacionist “Amerika e Para” që do të dëmtonte fitimet e ushtrisë / kompleksit industrial kanë avulluar. Trampi është duke bërë atë që Hillari Klinton dhe Xhon Mekein i kërkuan atij për të bërë. Donald, një i çmendur, seksist, spiun rus? Oh, mos u bëni merak për këtë, ne ishim vetëm duke bërë shaka!

Në Britani, Laburistët e Rinj “progresistë”, të cilët kanë kaluar shumicën e gjashtë muajve të fundit duke sulmuar “të çmendurin” Tramp, duke fyer rëndë karakterin e tij dhe politikat e tij emigracionit, tani e shohin atë në një dritë shumë më të favorshme.

Në shkurt, deputetja laburiste Jess Phillips deklaroi se presidenti amerikan ishte “një predator i hapur seksual”, por të premten, pasi Donaldi shkoi në luftë, ajo po ripostonte lëvdatat për veprimet e “predatorit të hapur seksual” në Twitter.

Kur Trampi u zgjodh në nëntor, lideri liberal demokrat Tim Farron u ankua se “vlerat liberale të moderimit” dhe “respekti për sundimin e ligjit” ishin mundur. Në mars, ai sulmoi kryeministren Tereza Mej për të pasurit e së njëjtës “axhende agresive nacionaliste” si Trampi (dhe Putini dhe Le Peni). Tani, po i njëjti Tim Farron shkruan artikuj në gazeta se paskërkësh qenë anti-Trampist i ashpër, në mbështetje të sulmit të paligjshëm të POTUS mbi Sirinë.

Vlerat liberale të moderimit? Respekti për sundimin e ligjit? Vështirë të shohësh ruajtjen e këtyre vlerave në vrasjet e paligjshme të civilëve në përgjigje të vdekjeve prej armëve kimike, për të cilat qeveria siriane ka mohuar të qenit përgjegjëse.

Hipokrizia e “progresistëve” të cilët e urrenin Trampin para 7 prillit, por që tani e lëvdojnë për nisjen e raketave në një “kauzë humanitare” është me të vërtetë e pamagjinueshme.

Dr. Eoin Clarke ka vënë në dukje se ka një mbivendosje shumë të fortë mes deputetëve të cilët brohorasin Tomahokët e Trampit, dhe atyre që bllokuan një pauzë në shitjen e armëve në Arabinë Saudite gjatë bombardimit të Jemenit në tetor, një lëvizje Laburiste e mbështetur nga humanitari i vërtetë Jeremy Corbyn.

Ndërkohë, ashtu si Glenn Greenwald theksoi në artikullin e tij të shkëlqyer në Intercept, këtë javë pamë edhe një herë se si mediat e korporatave në vendin e lirë “menjëherë konvertohen në media shtetërore” pasi raketat fillojnë të fluturojnë.

Të gjitha autletet “liberale” dhe komentatorët e mediave në SHBA që kishin qenë duke sulmuar Trampin 24/24, befas ndryshuan mendje. Ne tani kemi një President Lufte i cili duhet të mbështetet! Zërat anti-Tramp duhet të heshtin!

“Njerëzit që u distancuan nga kjo fushatë bombardimesh – që e kundërshtuan atë në themel – u zhdukën pothuajse krejtësisht,” vëren Greenwald.

Brian Williams i MSNBC nuk mund ta fshehë entuziazmin e tij, duke e quajtur videon e sulmeve raketore amerikane “të bukur”.

(Provoni të imagjinoni nëse një gazetar rus do të kishte thënë të njëjtën gjë në lidhje me një video të sulmeve ruse mbi objektivat e ISIS-it).

CNN, një rrjet me nofkën “Clinton News Network” për shkak të mbulimit të tij armiqësor ndaj Trampit, gazetari Fareed Zakaria deklaroi:””Mendoj se Donald Trampi u bë President i Shteteve të Bashkuara mbrëmë”, në lidhje me sulmin amerikan në Siri. Ky është i njëjti Fareed Zakaria që vetëm në muajin mars kishte thënë se Trampi ka kaluar tërë jetën e tij “duke thënë gjepura”. Por një muaj më vonë, Zakaria ishte i gatshëm të besonte pretendimet e artistit serial të dënglave se qeveria siriane ishte pa asnjë dyshim ajo që duhet të fajësohej për vdekjet prej armëve kimike.

Edhe neokonservatori Bill Kristol, redaktor i Weekly Standard dhe ndoshta kritiku më i qëndrueshëm mediatik në SHBA i Trampit ka bërë një kthesë 180° – duke deklaruar mbështetjen e tij për Trampin në Twitter.

Dhe në një tjetër postim, Kristoli ishte mjaftueshëm i ndershëm për të zbuluar se cili është me të vërtetë “çmimi” i fundit i përmbysjes së Asadit nga SHBA-ja: ndryshimi i regjimit në Iran.

Ndërsa komercializmi i Trampit (si çmimi i aksionit të Raytheon-it, prodhuesi i raketave Tomahawk) është rritur mes lobit Endless War, ai i Presidentit të 44 kanë rënë. Obama është sulmuar për mos zbatimin e “vijës së kuqe” mbi përdorimin e armëve kimike në Siri në vitin 2013, dhe për afrimin e tij me aleatin e Sirisë, Iranin.

Një figurë e shquar tha se sulmi kimik në Idlib ishte një “pasojë e dobësisë së administratës së kaluar”. E njëjta figurë e shquar sidoqoftë i kishte kërkuar Obamës që të mos sulmonte Sirinë në vitin 2013. “Ajo që jam duke thënë është qëndro jashtë Sirisë. E vetmja arsye pse Presidenti Obama dëshiron të sulmojë Sirinë është për të shpëtuar kokën nga deklarata e tij memece e Vijës së Kuqe. Mos sulmo Sirinë, rregullo Shtetet e Bashkuara.”

Emri i figurës së shquar: oh, është Donald Tramp!

Në të njëjtën kohë që Donaldi e ka gjetur veten me shumë miq të rinj që nga e premtja, ata të cilët kishin shpresuar – ndoshta naivisht – se Presidenca e tij do të shënonte fundin e përpjekjeve të paligjshme të SHBA-së për ndryshimin e regjimit, ndihen të zhgënjyer fuqimisht. Por nuk shqetësohem për ta. Ata janë vetëm “ekstremistët e djathtë”.

“Mbështetësit e ekstremit të djathtë sulmojnë Trampin pas sulmt në Siri”, deklaroi New York Times.

“Vendimi ka shqetësuar disa të ekstremit të djathtë,” tha NBC News.

Qendra Ekstreme preferon t’i identifikojë të gjithë ata që kundërshtojnë politikat e “ndërhyrjes liberale” dhe të luftës së pafund si “shumë të djathtë”. Edhe në qoftë se shumë nga kundërshtarët janë socialistë, të gjelbër apo komunistë. Përkundrazi, ata që mbështesin sulmet e rregullta në vendet e Lindjes së Mesme janë emërtuar “të moderuarit”. Ne jetojmë në një botë vërtet Oruelliane ku ata që janë mjaft të lumtur për të rrezikuar luftën e tretë botërore në mënyrë që të shpëtojnë nga një qeveri laike në Siri janë paraqitur si “komentues të respektuar”, ndërsa ata kundër kësaj çmendurie janë të margjinalizuar.

Ngjarjet e shtatë ditëve të fundit na kanë treguar se çfarë maskarade ishte Establishmenti anti-Tramp. Donaldi u portretizua si i papërshtatshën jo sepse neokonservatorët / elita e majtë false ishin vërtet të shqetësuar në lidhje të qenit një President seksist ose racist, por për shkak se ata ishin të shqetësuar se ai nuk do të ishte një President Lufte për ndryshimin eregjimit.

Tani që ai ka dalë kundër Asadit, të gjitha janë falur. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne