Sionistët në polemika me njëri tjetrin pas anulimit të ndeshjes mes Argjentinës dhe izraelit

Pas anulimit të ndeshjes së futbollit mes Argjentinës dhe Izraelit, Beniamin Netanjahu kryeministri i regjimit sionist dhe Meri Rogo ministre e kulturës kanë fajësuar njëri-tjetrin për shkakun e anulimit të kësaj ndeshjeje.

Pas presioneve të shumta ndërkombëtare dhe pas protestave të palestinezëve dhe mbështetësve të tyre në të gjithë botën ndeshja mes ekipit kombëtar të Argjentinës dhe ekipit të regjimit sionist që ishte parashikuar të mbahej më 9 qershor është anuluar. Beniamin Netanjahu ka akuzuar ministren e kulturës se me vendimin për zëvendësimin e stadiumit të ndeshjes nga Sami Afer në Haifa për në Tedy i Vogël në Kuds, është bërë shkak për anulimin e ndeshjes me Argjentinën. Mirëpo sipas kanalit Hedashat, rreth 4 muaj më parë kryeministri i regjimit sionist i ka dërguar një mesazh presidentit të Argjentinës të cili i ka kërkuar organizimin e ndeshjes së futbollit në Kuds. Kryeministri i regjimit sionist ditën e enjte ka mohuar mesazhin dhe kërkesën e tij drejtuar presidentit të Argjentinës. Ministrja e kulturës së regjimit sionist në përgjigje të akuzave të Netanjahut ka thënë se Ministria e kulturës ka pranuar të paguajë shumën prej 730 mijë dollarë për transferimin e ndeshjes për në stadiumin e Kudsit me qëllim që kryeministri të bëjë një foto me Lionel Mesin në fushën e lojës. Ndërkohë parlamenti i regjimit sionist ka akuzuar si kryeministrin ashtu edhe ministrin e kulturës për politizimin e ndeshjes dhe insistimin e tyre për organizimin në qytetin Kuds./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne