Shkencëtarët britanik kanë publikuar imazhet e para të skanimeve të trurit, në të cilat shihet zhvillimi hap pas hapi i trurit tek foshnjat.

Studiuesit në tërë botën do të jenë në gjendje që të përdorin këto të dhëna për të kuptuar më mirë se si duket zhvillimi i shëndoshë.

Kështu kanë deklaruar ekspertët nga projekti “Developing Human Connectome”.

 Skanimet e detajuara CT, gjithashtu ndihmojnë në kuptimin e sëmundjeve siç është autizmi dhe paraliza cerebrale.Përmes këtyre skanimeve shihet saktësisht se si formohen miliarda neurone dhe si lidhen ato së bashku.

 
24