Sonte Shqipëria përballet me Jordanisë

Sot (e mërkurë) në orën 20:00, në “Elbasan Arena”, trajneri Christian Panucci pret të marrë disa përgjigje shumë të rëndësishme nga futbollistët kuqezi, përballë Jordanisë në miqësore.

Stërvitjen e fundit, para testit me Jordaninë, Panucci ka preferuar të mos e zhvillojnë stadiumin ku luhet sfida.

Në dy seancat e vetme është punuar në përgatitjen tekniko-taktike.

Do të ketë disa emra të rinj në formacion, por edhe rikthime veteranësh, që në ndeshjet e fundit nuk kanë gjetur hapësira edhe për shkak të minutave të pakta në këmbë.

Rikthehet në krahun e majtë të mbrojtjes Ermir Lenjani, i cili vetëm pak ditë më parë gjeti golin me Sionin në Superligën e Zvicrës, po kështu edhe Mërgim Mavraj, që i jep siguri prapavijës, duke formuar dyshen e qendrës me shumë mundësi me Gjimshitin.

Panucci kërkon maksimumin nga çdo futbollistë, për të vendosur më pas për formacionin bazë që do të luajë ndaj Beer Shevas me Izraelin.

Burimi: Mesazhi.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne