Nora Gjakova nga Kosova ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin e Abu Dhabi.

Gjakova ishte e jashtëzakonshme në duelet e saj, me ç’rast edhe ka fituar medaljen e artë në Grand Slam. Nora Gjakova e mposhti me Ippon mposhtu xhudisten e Taipeit, Ling Chen Lien në gjysmëfinale të këtij kompeticioni. Në finale, Gjakova u përball me rusen, Anastasia Konika.

Kampiona evropiane, në finalen e madhe të kategorisë deri 57 kilogram ka fituar ndaj Anastasia Konkina, për të rrëmbyer kështu medaljen e artë për Kosovën.

Në ndeshjet e mëparshme, Majlinda Kelmendi dhe Distria Krasniqi kanë fituar medaljet e argjendta.

10