Supozohet se gjasat e vdekjes së njeriut rriten vazhdimisht me kalimin e viteve. Pra, një njeri në moshën 90 vjeç, ka më shumë gjasa të vdesë se sa një 40-vjeçar. Por sipas një kërkimi të ri shkencor, nëse njeriu mund të arrijë 105 vjeç, atëherë shansi i vdekjes mbetet i njëjtë edhe sikur ai të jetë 110 vjeç.

Studimi i ri ngre edhe një herë një pyetje që ndan komunitetin shkencor: A ka në fakt një “tavan” biologjik në gjatësinë e jetës njerëzore? Hulumtimi i ri forcon argumentet e atyre që pohojnë se kufijtë e jetës njerëzore nuk janë aq të kufizuar sa ne mendojmë. Një grup studiuesish, të udhëhequr nga Profesor i Demografisë dhe Statistikave Kenneth Gouachter nga Universiteti i Kalifornisë dhe demografja, Elisabetta Barbie nga Universiteti Sapienza i Romës publikuan në revistën “Science”, një  studim ku u përfshinë  3,836 persona që kishin kaluar moshën 100-vjeçare, ku 463 ishin burra.

U konstatua se gjasat e vdekjes rriten me një ritëm të vaktuar deri në moshën 80 vjeç (duke u dyfishuar përafërsisht çdo tetë vjet) dhe me një normë rënëse pastaj, por pas moshës 105 vjeç ajo stabilizohet. Kështu, një njeri 110 vjeç ka të njëjtin shans për të mbijetuar si personat e moshës 105-109 vjeç dhe ky probabilitet është rreth 50%.

“Dëshmia jonë tregon se nuk ka kufizime fikse për jetën njerëzore. Shumë pak prej nesh me siguri do të mbërrijnë në mosha tilla të avancuara, por fakti që probabiliteti i vdekjes nuk është duke u përkeqësuar, kjo tregon se ne mund të përmirësojë mbijetesën tonë pas moshës  90 vjeç”- thotë studimi shkencor.

Për më tepër, sipas studimit të ri, me kalimin e kohës gjithnjë e më shumë njerëz arrijnë moshën 105 vjeç. Kështu, disa shkencëtarë janë optimist se në të ardhmen gjithnjë e më shumë njerëz do të festojë ditëlindjen e tyre 100. Të tjerë shkencëtarë megjithatë kundërshtojnë duke thënë se edhe nëse probabiliteti i vdekjes mbetet i njëjtë pas moshës 105 vjeç, kjo nuk do të thotë se ekziston një kufi i natyrshëm për jetën e njeriut. Një tregues tjetër është se ndërsa kanceri është një shkak i zakonshëm i vdekjes mes moshave 70 dhe 95 vjeç, pak njerëz vdesin nga kanceri pas moshës 100 vjeç.

http://science.sciencemag.org/content/360/6396/1459

23