Supremacistët e bardhë, Neonazistët dhe Rracistë nga e gjithe Amerika mblidhen në samitin vjetor të Stormfront

Protestuesit pengojnë vijueshmërinë e një konference të Stormfront, një forum i supremacistëve të bardhë.

Supremacistët e bardhë nga të gjithë Shtetet e Bashkuara janë mbledhur në shtetin e Tennessee për samitin vjetor të forumit Stormfront, duke tërhequr protesta nga disa komunitete dhe aktivistë anti-racistë.

Dhjetra protestues i penguan supremacistët e bardhë në kohën kur të pranishmit u mblodhën, sipas mediave lokale.

Me më shumë se 330,000 anëtarë, ndër të tjera Stormfront është forumi kryesor për supremacistët e bardhë, nacionalistët e bardhë dhe neonazistët.

Forumi e filloi samitin diten e shtunë në Crossville, një qytet i vogël i vendosur 70 km në perëndim të Knoxville, Tennessee pasi njoftimi ishte bërë në muajin korrik nga themeluesi Don Black .

Black, një ish anëtar i Ku Klux Klan (KKK), njoftohet se u sëmur dhe nuk ka qenë në gjendje të marrë pjesë në konferencë. Billy Roper, një tjetër supremacist i bardhë, zuri vendin e Black.

Midis të pranishmëve janë disa liderë dhe figura të shquara të grupeve të ekstremit të djathtë nga mbarë vendi.

Ishte i pranishëm Mateu Heimbach, kreu i Partisë Tradicionale të Punëtorëve, një organizatë fashiste e vetëshpallur po ashtu edhe Michael Hill, i cili drejton Lidhjen e neo konfederatës së Jugut.

Vendndodhja e samitit u ndryshua nga Knoxville, një qytet shumë i madh për në Crossville i cili është qytet me më shumë se 10,000 banorë.

‘Kryeqyteti vrasës i internetit’

Qendra Ligjore për Varfërinë e Jugut me bazë në Alabama (SPLC), e cila monitoron grupet e urrejtjes, e përshkruan Stormfrontin si “forumin kryesor të supremacistëve të bardhë” dhe “Kryeqytetin vrasës të internetit”.

Ndërmjet viteve 1999 dhe 2014, SPLC ka dokumentuar rreth 100 raste të anëtarëve të Stormfront që kryejnë “vrasje të lidhura me paragjykimet”.

Në gusht, qindra supremacistë të bardhë, nacionalistë të bardhë dhe neonazistë zbritën në Charlottesville të Virxhinias, për të protestuar ndaj vendimit të qytetit për të hequr një statujë të konfederatës.

Kjo tubim, i cili u quajt “Bashko të Drejtën”, ishte më i madhi i këtij lloji në historinë e vendit të kohëve të fundit. Pjesëmarrësit u përleshën me anëtarë anti-racistë dhe aktivistët antifashistë të komunitetit në të gjithë qytetin.

Nga mbasditja, 20-vjeçari James Alex Fields, i cili më parë gjatë ditës u fotografua duke marshuar me një grup neonazist, dyshohet se u fut me makinën e tij drejt një turme anti-raciste, duke vrarë 32-vjeçaren Heather Heyer dhe duke plagosur 19 të tjerë.

Pas Charlottesvilles, grupet e ekstremit të djathtë jane përballur me reagimin institucional dhe publik, në disa qytete dhe universitete që i ndaluan lejet për eventimentet e tyre dhe jane perballur gjithashtu me anti protesta masive të organizuara kundër ngjarjeve që ndodhën.

‘Ata janë neofashistë’

Shumë faqe të lidhura me grupet e ekstremit të djathtë u nxorën offline, ndërsa mediat sociale mbyllën llogaritë e disa prej aktivistëve të shquar supremacistë të bardhë.

Stormfront ishte në mesin e faqeve të mbyllura. Megjithatë të premten, faqja u kthye në internet pas një mosmarrëveshjeje të gjatë me shërbimin host të web-it.

“Arsyeja se përse u mbyllën ishte sepse ka pasur më shumë se 100 vrasje që u atribuohen njerëzve që shpesh mburren në Stormfront,” tha Daryl Lamont Jenkins, një studiues antifashist dhe themelues i projektit One People.

“A nuk duhet të ndodhte kjo gjë që pas rastit të parë të vrasjes?” i tha ai Al Jazeeras përpara samitit.

“Ata janë neo-fashistë dhe njerëzit nuk duan të kenë të bëjnë fare me ta”.

Shumë grupe të ekstremit të djathtë u mblodhën pas fushatës elektorale të presidentit amerikan Donald Trump dhe festuan fitoren e tij për politikat e tij dhe per kufizimet në imigracionin.

Jenkins tha se: “Qeveria në thelb do ti pranojë kërkesat e tyre, sepse këta janë mbështetësit e Trump.”/ Gazeta Impakt

burimi:aljazeera

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne