Tajlanda u shpreh të martën e gatshme për të pritur samitin e shumëpritur midis Presidentit amerikan, Donald Trump dhe liderit koreanoverior, Kim Jong-Un, që parashikohet të mbahet në qershor.
“Ne jemi të gatshëm për të pritur bisedimet”, deklaroi ministri tajlandez i Punëve të Jashtme, Don Pramudwinai për median.
“Sidoqoftë, nuk kemi marrë ende një kërkesë të tillë”, saktësoi ai.
E kontaktuar nga media, ambasada amerikane në Bangkok, më e rëndësishmja e rajonit, refuzoi të komentojë në lidhje me këtë deklaratë.
Më herët gjatë këtij muaji, Presidenti Trump deklaroi se 5 qendra po studioheshin për samitin e planifikuar me shumë gjasa në fillim të qershorit, por pa dhënë sqarime të tjera. /ATSH