Drejtoria e Hetimit Tatimor ka kaluar në sitë 4,170 subjekte, nga të cilat 1,422 u konstatuan me shkelje, gjatë muajit tetor

Ndaj bizneseve që janë konstatuar me shkelje janë marrë masa nga gjobë në bllokim aktiviteti.

Raportohet se vlera e penalizimeve për këto subjekte është rreth 45 milionë lekë.

Ku më kryesoret renditen si më poshtë:

18 tatimpaguesve u janë bllokuar ambientet për 30 ditë kalendarike, për moslëshim kuponi tatimor (hera e dytë). Gjithashtu janë bllokuar ambientet e 6 tatimpaguesve për shkeljen e mosinstalimit të pajisjes fiskale (hera e dytë)

335 tatimpagues janë konstatuar me shkelje të moslëshimit të kuponit tatimor (hera e parë);

344 tatimpagues janë konstatuar se dispononin mallra pa dokumentacion tatimor;

163 tatimpagues janë penalizuar për mosdeklarim të punonjësve, ndër të cilët 32 janë me përgjegjësi tatimore “biznes i vogël” dhe 131 subjekte me përgjegjësi tatimore “biznes i madh”;

106 tatimpagues janë konstatuar të paregjistruara në organet tatimore, për të cilat është marrë masat e bllokimit, deri në momentin e regjistrimit të tyre si subjekt i TVSH-së;
74 tatimpagues janë konstatuar se nuk kanë pasur të instaluar pasjisjet fiskale dhe 81 të tjerë nuk i mbanin në gjendje pune.

Plani operacional u zbatua në subjektet që ushtrojnë veprimatari ekonomike në qendrat e qyteteve: Tiranë, Fier, Durrës, Elbasan, Korçë, Shkodër, Berat, Lezhë, Gjirokastër, Vlorë, Kukës, Dibër, Sarandë, si dhe në pikat e tregtimit të karburanteve në të gjithë vendin.

Administrata Tatimore ka si qëllim kryesor ndërgjegjësimin dhe edukimin e tatimpaguesve për të rritur vetëdeklarimet, si dhe përmbushjen me korrektësi të detyrimeve tatimore.

5