Tensionohet situata në Shkozë, banori del para fadromës: Më shtypni. Vetëm të shpëtojnë fëmijët…

Prej mëngjesit të sotëm situata në zonën e Shkozës vijon që të jetë e tensionuar, pasi fadromat e IKMT-së kanë nisur shembjen e disa banesave.

Një prej banorëve është vendosur përpara fadromës dhe thotë që nuk do të lëvizë prej aty, dhe shtëpia e tij nuk duhet të prishet.

“Më shtypni. Vetëm të shpëtojnë fëmijët….Unë si prind kam gabuar. Jam ligjërisht në faj. Jam unë fajtori. Jo fëmijët e mi”, u shpreh banori.

Banorët e tjerë po ashtu janë të irrituar dhe i kanë kërkuar punonjësve t’u japin vendimin, njoftimin zyrtar për shembjen e shtëpive të tyre.

“Ku t’i çoj sot unë dy pleq nga 80 vjeç?! Nuk dalin ata nga shtëpia. Po na jepni letrën zyrtare, mbi cilin ligj e mbështet shembjen dhe unë dal vetë e ta shemb edhe shtëpinë madje, me kazmë”, shprehet një prej banorëve.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne