Po vazhdon konferenca për media e thirrur nga Presidenti Hashim Thaçi. Aty po diskutohet për fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi. Të gjithë ata që nuk duan që Thaçi të jetë bartës i dialogut ai tha se i përqafon.
“Gjithë ata që kërkojnë kokën time ua jep nga një përqafim”, tha Thaçi, transmeton Gazeta Express.
Me tëj ai theksoi se nuk ka ndonjë xhelozi apo konkurencë, i falënderoj që të gjithë tha Thaçi.
Tha se më mirë të ketë afrim e mirëkuptim se sa linçim.
Reagimi i tij vjen pas debatit të djeshëm në Kuvend ku numër i madh i deputetëve kundërshtuan Thaçin në krye të dialogut Kosovë-Serbi.
Burimi: Gazeta Express