Thellohen dallimet midis partnerve strategjik SHBA-EUROPË !?

nga Agron Mucaku.

Dallimet esenciale ndodhën kur presidenti Tramp në mënyrë të njëanshme vendosi që ta njoh Jerusalemin si kryqytet të shtetit Izraelit. Duke e bërë të ditur në këtë mënyrë që së shpejti SHBA do të transferojën ambasaden amerikane në Jerusalem, gjë që edhe ndodhi sot në mënyrë simbolike në 70 vjetorin e krijimit të shtetit Izraelit në token e palestinës. Palestinezet e paknaqur e shprehen mospajtimin e tyre. Mirëpo regjimi sionist i Netanjahut, ju përgjigjë palestinezve me vrasjen e mbi 60 palestinezve dhe mbi 2500 të tjere te plagosur.

Shpalljen e njëanshme të Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit e kishin kundershtuar edhe zyrtaret me të lartë të bashkimit Europian. Në këtë rast duhet kujtuar qendrimin e Bashkimit Europian të shprehur qartë nga Zonja Mogherini, e cila në shtator të vitit 2017, i kishte thënë kryeminstrit Izraelit Benjamin Netanjahut; se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështes konsensusin ndërkombëtarë për Jerusalemin derisa të zgjidhet statusi i tij si pjesë e negociatave ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve, gjë që nënkuptonte; se nuk do t’i bashkohen vendimit të shpallur nga presidenti Tramp. Ndër të tjera zonja Mogherini i kishte thënë Netanjahut: “Ne besojmë se zgjidhja e vetme realiste e konfliktit ndërmjet Izraelit dhe Palestinës është dy shtete me Jerusalemin si kryeqytet i shtetit të Izraelit dhe shtetit të Palestinës”.

Mospërputhja tjetër ndërmjet partnerve strategjik u thellua këto ditë kur presidenti Tramp në mënyrë të një anshme u largua nga marrëveshja bërthamore me Iranin gjë të cilën shumë shtete kryesore të Bashkimit Europian e kundershtuan këtë vendim të presidentit Tramp.

Duke i parë qëndrimet e njëanshme të SHBA-ve, Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker dje tha se Shtetet e Bashkuara, nën Presidentin Donald Tramp, braktisën në mënyrë të habitshme dhe brutale marrëdhëniet shumëpalëshe dhe të bashkëpunimin miqësor me Europën,

Junker, duke e komentuar vendimin e Trampit për t’u tërhequr nga marrëveshja bërthamore iraniane, tha se Shtetet e Bashkuara “nuk duan më të bashkëpunojnë me pjesën tjetër të botës” Duke u ndërlidhur me këto qarje-mospajtime politike ndërmjet SHBA-së dhe Europës, revista prestigjioze gjermane Der Spigel shpreh në mënyrë të çuditshme vendimin e Trampit për të dalë nga marrëveshjen bërthamore me Iranin duke treguar në faqen e parë imazhin Trampit dhe gishtin e mesëm të ngritur ku thotë: “Mirupafshim, Europe”./Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne