Në përpjekje për të përcaktuar kohën e saktë të namazit të ikindisë, shkencëtarët turq kanë zbuluar trigonomtrinë …

Çka është trigonemtria?

Me zhvillimin e astronomisë dhe themelimin e observatorëve në vitet 800-ta, shkencëtarët i janë kthyer llogaritjeve matematikore.

Trigonometria është zbuluar në vitet 900-ta, ndërsa bazë e saj kan qenë mu këto kalkulime.
Tre = 3
Trigonos = trekëndësh
Metron = masë

Trigonometria është dega më e rëndësishme e matematikës.

Kush e gjeti i pari trigonometrinë?

Zbulues i vërtetë i trigonomtrisë ishte Muḥammad ibn Jābir al-Ḥarrānī al-Battānī, i cili jetoi mes viteve 858-929. Astronomi dhe matematikani i mirënjohur i asaj kohe, Battani lindi në vendin Battan, që i takon rajonit Harran, në zonën Sanliurfa. Pasi shumica e veprave të tij janë përkthyer në gjuhën latine, në perëndim është i njohur edhe si Albatagnus ose Albategni.


Muḥammad ibn Jābir al-Ḥarrānī al-Battānī

Jancgues Risler, profesor në Institutin e Parisit, me bidnje të plotë thotë se zbuluesi i trigonometrisë dhe funksioneve trigonometrike, çfarë përdoren sot, është Battani dhe se ai në të vërtetë ishte njeriu prej të cilit bota perëndimore kanë mësuar trigonometrinë.

Nga ana tjetër, Profesor Philip K.Hitti, thotë se matematikanët perëndimorë për tangensin kanë mësuar pesë shekuj pas Battanit.

Henry Charlers, në prezantimin e tij, tha se Battani është personi i parë që ka përdorur termet sinus dhe kosinus, duke shpjeguar se ai këto i ka zhvilluar gjatë llogaritjes së orës diellore dhe i ka quajtur hije të zgjatura, ndërsa lidhja e tyre me gjeometrinë moderne paraqet diçka që ne e njohim si tangens.

Metodat teknike në matematikë dhe trigonometri të cilat i ka zhvilluar Battani, janë shfrytëzuar nga shkencëtarët si Koperniku, Kepleri, Tycho Brahei dhe Galileo.

Çka e lidh trigonometrinë me namazin e ikindisë?

Trigonometria, e cila doli nga llogaritjet të cilat janë bazuar në nevojat e astronomisë, zhvillimin e saj ia ka borgj përcaktimit të saktë të kohës së namazit të ikindisë.

Turqit duke u përpjekur që matematikisht ta përcaktojnë kohën e namazit të ikindisë përmes kalkulimeve të detajuara mes Tokës e Diellit, në një masë të konsiderueshme kanë zhvilluar trigonometrinë.

Gjatë gjithë këtyre aktiviteteve, astronomët turk kanë qenë ata që kanë kaluar nga trigonometria planare në atë sferike.

Trigonometria në atë kohë është quajtur “Musellas”

Burimi: Koha islame

55